Meta thotë se me gjendjen aktuale shërbimet nga Sigurimet Shëndetësore s’mund të ofrohen

Aktuale

Meta thotë se me gjendjen aktuale shërbimet nga Sigurimet Shëndetësore s’mund të ofrohen

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 18:55
Burim Meta

Ligji për Sigurimet Shëndetësore nuk është funksionalizuar akoma në Kosovë. Madje Kuvendi ka mbajtur edhe seancë të jashtëzakonshme për mungesën e këtij ligji, kjo me kërkesë të AAK-së. Por, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Burim Meta ka deklaruar se edhe po të fillohet sot me funksionalizimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, shërbimet nuk mund të ofrohen.

Meta ka theksuar se fillimisht duhet punuar në drejtim të një shëndetësie më stabile që funksionon me të gjitha departamentet e saj e pastaj të jetësohet një ligj i tillë.

“Është urgjente, brengosëse, të gjithë do të donim që këtë sistem ta kemi të funksionalizuar tanimë. Edhe po që se ne sot fillojmë me funksionalizmin e sigurimeve shëndetësore ne nuk mund të japim shërbime. Së pari duket të kemi një shëndetësi më stabile, që funksionon në të gjitha departamentet e saj, që kur të kërkosh shërbimet të ipet, listat e pritjes të jenë më të shkurta, të jenë barnatoret të pajisura nga lista esenciale e pastaj të jetësohen sigurimet shëndetësore”, është shprehur ai.

Më tej, ai ka njoftuar se së shpejti në Kuvend do të vije, Ligji i Sistemit Informativ Shëndetësor i cili sipas  tij është një paraprirje për implementimin dhe funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore.

Meta ka thënë se ky ligj është studiuar mirë dhe konsultuar nga ekspertë të shumtë në mënyrë që kur t’i vije koha e zbatimit të mos ketë probleme.

“Po presim ligjin e sistemit informativ shëndetësor i cili është një paraprirje për implementimin dhe funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore. Tani më sipas informatave që kemi nga ministri Vitia ky ligj pritet të vijë ne Parlament dhe në komision. Është një ligj i studiuar mirë, i konsultuar me ekspertë të shumtë që kur të vije koha për ta zbaruar të mos kemi vështirësi. E rëndësishme është që po punohet seriozisht, është çështje vitesh. Edhe unë kam kritikuar disa herë ministrin Vitia që këtë pjesë të premtimit tonë është dashur të bëjmë çmos që ta realizojmë, por që ka qenë e pamundur për shkak se stabilitet në dikastere të ndryshme ne shëndeti nuk ka pasur”, ka shtuar ai.

Për Metën, shëndetësia më Kosovë po çalon në disa modalitete të saj, por që kjo është e natyrshme nisur edhe nga kënaqshmëria në shëndetësitë më të zhvilluara si ajo e Zvicrës, Gjermanisë e Anglisë.

“Mendoj që tanimë opozita është duke bërë lëvizje më të mençura dhe interesante, për shkak se deri më tani është marr me punën e kryeministrit Kurti dhe si duket nuk ka hasur në rezultatet e duhura, ka pësuar në të gjitha diskueset disfatën e saj. Është e natyrshme që kënaqshmëria edhe në shëndetësitë më të zhvilluara në Evropë si në Gjermani në Zvicër apo Angli nuk është asnjëherë në domenin e dëshiruar, kështu që edhe në Kosovë shëndetësia çalon në disa modalitet dhe natyrisht tani më është viti 2024 dhe akoma nuk kemi sigurimet shëndetësore, pothuajse të vetmit në këtë pjesë të Evropës”, është shprehur ai më tej.

Ai ka folur edhe për Projektligjit për Shëndetin Riprodhues i cili ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Meta thotë se ky projektligj duhet të kthehet sepse ka shumë mangësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat