Rizvanolli takon Cumming e Britanisë të Madhe, diskutojnë për investimet në Kosovë

Aktuale

Rizvanolli takon Cumming e Britanisë të Madhe, diskutojnë për investimet në Kosovë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 11:06
Fergus Cumming dhe Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e ekonomisë në Britaninë e Madhe FCDO (Zyra për Punë të Jashtme dhe Zhvillim e Komonuelthit), Fergus Cumming.

Sipas njoftimit të ministrisë së Ekonomisë, Rizvanolli dhe Cumming diskutuan rreth mundësive të investimeve në Kosovë, veçanërisht në fushën e energjisë, telekomunikacionit, minierave, ujërave dhe mjedisit.

Cumming uroi Rizvanollin për arritjen e suksesshme të Ankandit Solar Fotovoltaik 100 MË i cili është në fazën e vlerësimit të ofertave të pranuar në shkurt të 2024.

Përndryshe, Cumming viziton Kosovën për herë të parë dhe është vendi i dytë që ai vizitoi në detyrën e tij të re, një vizitë që u nxit nga vizita e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron më 3 janar dhe që është një shenjë e rëndësisë, që Sekretari Cameron i jep Kosovës dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat