Detaje për sulmin seksual ndaj 24-vjeçares në ashensorin e një banese në Prishtinë, Policia siguron pamjet

Aktuale

Detaje për sulmin seksual ndaj 24-vjeçares në ashensorin e një banese në Prishtinë, Policia siguron pamjet

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 18:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ndaj vajzave e grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Të dyshuarit në shumicën e rasteve janë persona të moshës madhore, të cilët shfrytëzojnë çfarëdo situate me qëllim keqpërdorimin dhe abuzimin e tyre.

Kështu dyshohet se ka ndodhur dje në një objekt banesor në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, ku një person akoma i paidentifikuar ka sulmuar seksualisht një vajzë.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 24-vjeçare, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që përjetoi.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Sipas informacioneve të para, i dyshuari fillimisht e ka përcjellë derisa viktima po kthehej te banesa e saj dhe më pas është futur në ashensor bashkë me të, përkundër që ajo tentoi ta ndalojë, por s’ia arriti.

Derisa ndodheshin në ashensor, i dyshuari e kishte prekur me zor në pjesët intime, e madje edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Momentalisht nuk dihet identiteti i të dyshuarit, mirëpo Policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat