Pse është tërhequr KFOR-i nga Komuna e Zveçanit? Ja çka paralajmërojnë ekspertët

Aktuale

Pse është tërhequr KFOR-i nga Komuna e Zveçanit? Ja çka paralajmërojnë ekspertët

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 08:23
Trupat e KFOR-it

Të dielën, trupat e KFOR-it pas vlerësimit të tyre se gjendja është stabilizuar, janë tërhequr nga pozicionet afër ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Aktualisht aty janë të pozicionuar njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Berisha: Vendim i koordinuar, KFOR-i ka edhe planin B

Pas largimit të KFOR-it nga Zveçani, situata atje po vlerësohet e ndjeshme por jo tensionuese.

Anëtari i Komisionit për Siguri, Hisen Berisha deklaroi sot se ky vendim është i koordinuar në aspektin politik jo vetëm ushtarak.

Berisha thotë se KFOR-i ka një plan B në rast të tensionimit të situatës.

“KFOR-i si forcë profesionale e ka analizuar situatën dhe e ka vlerësuar në aspektin e sigurisë që prezenca e tyre nuk është e nevojshme aty, edhe pse mendojë që situatën atje e konsiderojë të ndejshme. Në këto veprime ushtarake gjithmonë është edhe plani B, që në rast tensioni, KFOR-i të merr masa. Ky vendim është koordinuar edhe në aspektin politik jo vetëm vlerësimit ushtarak”, thotë Hiseni.

Nga serbët pritët tensionim të situatës, thotë Berisha.

Deputeti i PDK-së tha se duhet të mbyllët çdo alternativë nga Qeveria për de-eskalim nga serbët në veri.

“Çdo rrethanë serbët do t’i zbatojnë politikat destruktive të Beogradit, por nga ana jonë duhet të mos krijohet asnjë hapësirë që ata t’i realizojnë ato forma të hyrjes në raport me Kosovën. Çdo veprim politik duhet të jetë i harmonizuar me institucionet e sigurisë, që të merr Qeveria vendime të duhura e jo emocionale, politike”, u shpreh Berisha.

Eksperti i sigurisë: Muajt e ardhshëm priten tensione në veri

Drizan Shala, ekspert i sigurisë ka paralajmëruar se muajt e ardhshëm mund të ketë tensione të reja në veri të Kosovës.

Ai tha se ka provokime nga serbët.

“Serbia po tenton që mes përdorimit të kartës nacionaliste, simboleve shtetërore të nxisë një gatishmëri për të kundërshtuar dhe mbledhur grupet që në moment që kanë nevojë të reagojnë. Deri në muajt në vazhdim nuk pritët ndonjë tentativë për tensione përveç disa incidenteve që mund të ndodhin, muajt në vazhdim po’, thotë Shala.

Vendimin e KFOR-it për largimin e trupave nga Zveçani, Shala e ka vlerësuar si rezultat të gjendjes së sigurisë në atë pjesë.

Ai thotë se në rast nevoje gjendjen e mëparshme e rikthen KFOR-i.

“Ky vendim është si rezultat i analizimit nga strukturat ndërkombëtare mbi gjendjen e sigurisë në veri. 10 ditë pas festës së pavarësisë së Kosovës, KFOR-i doli me këtë vendim se deri në përfundimin e kësaj date ka pasur tendenca për ndonjë sulm. Në momentin që vërehet një shtim të agresivitetit politik, KFOR-i për afro 5 ditësh e rikthen gjendjen e mëparshme”, deklaroi Shala.

Misioni evropian EULEX- ka njoftuar se po patrullojnë “para dhe rreth” ndërtesës së komunës së Zveçanit por se nuk kanë prezencë të stacionuar aty.

“Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë nuk ka asnjë patrullë statike, andaj EULEX-i nuk ka prezencë të stacionuar para apo brenda lokacioneve të lartpërmendura”, kanë konfirmuar EULEX-i për “KoSSeV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat