Bytyqi: Serbia vazhdimisht i then rregullat në samite ndërkombëtare

Aktuale

Bytyqi: Serbia vazhdimisht i then rregullat në samite ndërkombëtare

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 18:32
Seb Bytyqi

Profesori Seb Bytyqi, e ka komentuar deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor në Londër, e cila i theu rregullat duke bërë deklaratë politike.

Bërnabiq, e quajti Kosovën “Kosova dhe Metohija”. Ndaj kësaj deklarate pastaj reagoi kryeministri Albin Kurti.

Bytyqi tha se nuk është hera e parë që përfaqësuesit e Serbisë e bëjnë një gjë të tillë.

“Jemi mësu me këso lloj sjelljesh nga përfaqësuesit e Serbisë. Se di sa ja vlen t’i komentojmë është e rëndomtë të ketë këso intervenime, sjellje, që më shumë e tregojnë mentalitetin në Beograd”, tha ai.

“Nëse ka pasur nevojë të ketë përgjigje për ndonjë akuzë, duhet të adresohet ajo mirëpo siç thash duhet të kemi parasysh që në gjitha forumet ka intervenime të tilla nga Serbia, nuk duhet të jemi të befasuar”, vijoi ai.

Ai theksoi se në këtë se organizimi i samiteve të ngjashme nuk do të thotë se sjellë investime direkte.

“Sa i përket investimeve konkrete nuk mendoj që ndikon shumë. Investimet e pasojnë zhvillimin në një shtet, ato nuk e paraprijnë zhvillimin… Takime të tilla nuk ndikojnë në investime por në koordinim e diskutim të agjendave e prioriteteve që secili shtet i ka”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat