Hajni futet në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, ja çfarë i vjedh

Aktuale

Hajni futet në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, ja çfarë i vjedh

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Cak i vjedhjes të shtunën pasdite ka qenë një shtëpi në Prizren dhe këtë herë viktimë është një zyrtar i një institucioni.

Media ka mësuar ekskluzivisht se rasti ka ndodhur në shtëpinë e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Rasti është denoncuar nga vet zyrtari, i cili ka raportuar në Polici se një person i është futur në shtëpi në orët e pasdites dhe dyshohet se ia ka vjedhur një çantë.

Sipas informacioneve të para që ka media, në çantën që e vodhi hajni ishte arma zyrtare, dokumente peronale, ndër të tjera edhe ID-ja e viktimës si zyrtar i AKI-së.

Policia është njoftuar menjëherë dhe si rezultat, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer procedurat e nevojshme.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme. 

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat