“Ia zgjata dorën, por i kishte duart e ...”, Musliu rrëfen momentin e parë kur kishte pa Kurtin në korridorin e gjykatës në Serbi

Aktuale

“Ia zgjata dorën, por i kishte duart e ...”, Musliu rrëfen momentin e parë kur kishte pa Kurtin në korridorin e gjykatës në Serbi

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:17
Fahri Musliu

Në mesin e personave që mbaheshin në burgjet e Serbisë pas luftës së fundit në Kosovë ishte dhe Albin Kurti, i cili ngarkohej për vepër penale të bashkimit për veprimtari armiqësore lidhur me veprën penale të terrorizmit dhe “bandave terroriste të UÇK-së”.

Kurti në atë kohë ishte pjesë e disa proceseve gjyqësore në Serbi, por gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu sjell një rrëfim të shkurtër të momentit se si e kishte pa Albin Kurtin në korridoret e gjykatës në Serbi.

Musliu tha se në fillim nuk e kishte njohur pasi i kishte prerë flokët dhe ishte i ulur në korridor para se të fillonte seanca gjyqësore ndaj tij.

“Ka qenë një kontakt i parë para se me fillu gjykimi me Albin Kurtin. Atë moment kurrë nuk do ta heq nga mendja sepse ishte në korridor. Nuk e njifsha, i kishte flokët e shkurtra dhe e pyeta gardianin se ku mbahet seanca gjyqësore. Tha se në këtë sallë. Dhe në atë moment po shoh që ishte ulur dikush aty dhe ai mu drejtua ‘Fahri’, e pash Albinin ia zgjata dorën, ai i kishte duart e lidhura. Ishte një moment shumë pikëllues…më ka mbet në kohë ai rast”, tha Musliu.

I pyetur se a ka shkëmbyer ndonjë fjalë me Kurtin, ai tha: “ I thash ke shumë përshëndetje prej babës, se më patë thirr baba i tij dhe prej miqve të tjerë, Zenunit e shokëve tjerë dhe mbaju”, tregoi Musliu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat