Kodra: Të dërgohet fëmija pa prindër në QKUK është sikur të kidnapohet

Aktuale

Kodra: Të dërgohet fëmija pa prindër në QKUK është sikur të kidnapohet

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 23:15
Besim Kodra

Vdekja në rrethana të dyshimta të vajzës 4 vjeçe nga Gjakova ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Besim Kodra, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pacientëve, tha për ‘Lajmet e Fundit’, tha se sikur rasti i Gjakovës kemi pasur edhe më herët në Pejë. Ai tha se masat ndaj stafit mjekësor janë të ulëta.

“Të merret një fëmijë nga Gjakova e dërgohet në QKUK në Prishtinë pa praninë e prindërit është njësoj sikur të kidnapohet, është shkelje e rëndë”, tha Kodra. Ai vlerësoi se dënimet janë të ulëta për stafin shëndetësor.

Sipas tij, ky rast tregon mirë brishtësinë e sistemit shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve.

Kodra ka kërkuar te merren masa ndaj stafit. Ai ka kërkuar që odat e mjekëve të luajnë rolin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat