Rrusta thotë se me vendimin për dinarin u shtypën të drejtat e komunitetit serb

Aktuale

Rrusta thotë se me vendimin për dinarin u shtypën të drejtat e komunitetit serb

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:39
Teutë Rrusta

Nënkryetarja e PSD-së, Teutë Rrusta duke folur lidhur me zhvillimet për çështjen e dinarit, ka vlerësuar se vendimi i marr nga BQK-ja për ndalimin e kësaj valute është shkelje e të drejtave të komunitetit serb.

Sipas Rrustës asnjë proces politik nuk mund të ketë fazë tranzitore të shkurt.

“Me vendimin e dinarit ne po i shtypim të drejtat e komunitetit serb, për shkak se t’i nuk mundesh nesër me marr vendimin për me implementuar një gjë të tillë, pa marr parasysh pasojat që ka në jetën e përditshme të njerëzve. Ne e dimë që asnjë proces politik nuk mundet me pas fazë tranzitore të shkurt. Për më tepër ne si shoqëri kemi rënë disi në grackën e qeverisë për të diskutuar për dinarin. Kjo qeveri e ka bërë zhurmën, ka përdorë taktika që nuk janë tipike të një vendi që del prej shtypjes e që ka shkuar me qortim e polici, para se me shkuar me mirëqenie e afërsi te komuniteti serb”, ka thënë ajo.

Për Rrustën, Kosova po luan dhe siç ka thënë ajo po bën filma me çështjen e dinarit.

“Është bërë e tepërt edhe për qytetarët e Kosovës, besoj dhe për miqtë tanë që na kanë mbështetur, kjo loja me një situatë e cila nuk është fare për tu lozur me të. E shohim me shumë shqetësim se si nga Qeveria e Kosovës është bërë shumë më shumë problem puna e dinarit se sa në vend se kjo jehonë t’i ipej çështjes së marrëveshjeve të cilat ta sjellin Asociacionin. Si PSD jemi të shqetësuar me vendin që ia kanë siguruar qeveritarët tanë Kosovës, në raport me ndërkombëtarët dhe me vetën. Ne jemi duke lozur me një kontekst të brendshëm, populist gjithsesi ama në të njëjtën kohë po lëshohet pe si Kosovë, po bën koncesione, në të njëjtën kohë edhe po fiton sanksione sepse po bën filma”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat