Kurti: Përkundër dëshmive, kryesit e Masakrës së Dubravës ende të lirë

Aktuale

Kurti: Përkundër dëshmive, kryesit e Masakrës së Dubravës ende të lirë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 22:23
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë takimit u theksua rëndësia e dokumentimit në shërbim të memories kolektive, si dhe të drejtësisë për shtypjen politike dhe dhunën e përdorur mbi aktivistët politikë shqiptarë dhe intelektualët e angazhuar për të drejta politike, për vetëvendosje, për çlirim dhe për Republikën e Kosovës.

Po ashtu, u bisedua për mundësitë e dokumentimit për të dëshmuar të vërtetën mbi torturat fizike dhe trysnitë psikike nga regjimi kriminal i Serbisë mbi mijëra të burgosur shqiptarë.

“Duke veҫuar masakrën mbi të burgosurit politikë në burgun e Dubravës, u tha se ndonëse të burgosurit e mbijetuar e kanë rrëfyer historinë e masakrës bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, kryesit ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve”.

Në takimin e përbashkët me kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefki Sadiku dhe përfaqësuesit Meriman Braha, Hydajet Hyseni, Xhemajl Pllana dhe Xhevat Bislimi, u bisedua për format e mundshme të mbështetjes për ShBPK-së dhe fuqizimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat