​Gërvalla bashkë me homologe miratojnë deklaratë në mbështetje të grave dhe vajzave nga Afganistani

Aktuale

​Gërvalla bashkë me homologe miratojnë deklaratë në mbështetje të grave dhe vajzave nga Afganistani

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 21:43
Pamje nga takimi

Ministret e Jashtme që kanë marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih kanë shprehur shqetësimet më të thella për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, grave dhe vajzave në Afganistan dhe u bëjnë thirrje autoriteteve që t’i japin fund persekutimit sistematik gjinor, i cili mund të çojë në krime kundër njerëzimi.

Kjo është thirrja e deklaratës së përbashkët që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, bashkë me ministret e Punëve të Jashtme të shteteve pjesëmarrëse të Konferencës së Sigurisë miratuan në mbështetje të grave dhe vajzave afganistanase.

Kjo deklaratë e mbështetur edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Francës dhe ai i Shqipërisë është vazhdimësi e thirrjes që edhe vitin e kaluar gratë ministre kishin bërë për talibanët dhe deklarata e këtij viti konstaton që talibanët nuk kanë bërë asnjë përparim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Afganistan, veçanërisht të drejtat themelore të grave dhe vajzave.

Përmes kësaj deklarate gratë udhëheqëse të diplomacisë së shteteve, të udhëhequra nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Mélanie Joly, u bëjnë thirrje talibanëve që të lejojnë vajzat afganistanase të ndjekin arsimin e mesëm në përputhje me standardet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat