“Zemër ke dështu!” - Rinia e LDK-së me performancë artistike, ia uron Qeverisë Ditën e të Dashuruarve

Aktuale

“Zemër ke dështu!” - Rinia e LDK-së me performancë artistike, ia uron Qeverisë Ditën e të Dashuruarve

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë zhvilluar të mërkurën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Një performancë artistike, në një zemër që simbolizon 14 shkurtin – Ditën e të Dashuruarve, kanë shkruar “Zemër ke dështu!”.

Gjithashtu, kanë mbajtur në duar nga një zemër ku shkruan për “Më mirë me ty e fukara”.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, tha se aksioni i tyre ka për qëllim t’ia përkujtojnë Qeverisë dështimet në shumë sfera. Guri para mediave përmendi siç tha dështimet e për këto vite qeverisjeje.

“Sot në Ditën e të Dashuruarve, jemi mbledhur këtu me një aksion simbolik për t’ia rikujtuar Qeverise se po u përfundon mandati me dështime në përmirësimin e jetës së qytetareve në Kosove në çdo fushë. Në vitin e saj të katërt, kjo qeveri po vazhdon me dështime në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në marrëdhënie ndërkombëtare, në ngritjen e mirëqenies së qytetareve, në energji, dhe në secilën sferë tjetër. Të rinjtë e vendit tonë, ashtu si secili qytetarë i Kosovës, janë duke u përballur me një depresion kolektiv të shkaktuar nga popullistët të cilët kanë braktisur gjithçka, përfshirë edhe shtresën me vitale të shoqërisë sonë, rininë”.

“Problemet me të cilat ballafaqohemi sot, nga shtrenjtimi i produkteve bazike për jetesë dhe i energjisë elektrike, deri tek dështimet e njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi që shpërfaqen me debaklin në testin PISA, me listat e gjata të pritjes në spitalet tona dhe me qytetarët që duhet të udhëtojnë për trajtim jashtë vendit, po e bëjnë jetën tonë këtu te papërballueshme”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat