Kush e thuri atentatin ndaj Albin Kurtit? Flet nënkryetari i Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Kush e thuri atentatin ndaj Albin Kurtit? Flet nënkryetari i Kuvendit të Kosovës

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:16
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se nuk ka informacion veç atij që ka parë në media, lidhur me planin për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Komentet Hoxhaj i bëri ku tha se nuk i la shije të mirë fakti që ishte televizioni publik i Kosovës që e publikoi lajmin i pari.

Ai tha gjithashtu se nëse Kurti e ka përdorur këtë si politikë të viktimizimit, atëherë sipas tij, kjo nuk është gjëja e duhur.

Hoxhaj shtoi se Shkupi është përdorur shumë herë për kërcënime në drejtim të liderëve të Kosovës dhe tha se policia dhe organet kompetente duhet të bëjnë punën e vetë.

“Unë nuk kam ndonjë informat të plotë të asaj që është thënë në media, por nuk është hera e parë që Shkupi përdoret si platformë për diçka të tillë. Kjo në të kaluarën i ka ndodhur si kërcënim edhe kryeministrit Hashim Thaçi.

Fakti që Televizioni Publik në Kosovë e bëri lajmin publik si i pari, mu duk që nuk e la shijen e duhur.

Edhe nëse ka diçka të vërtetë, policia, partnerët tanë, duhet ta kryejnë punën siç u takon. Por nëse është një politikë e viktimizimit, mendoj që është e gabuar që kjo të përdoret për qëllime politike ditore”, tha Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat