Fitimi i pastër i bankave arrin në 156 milionë € për vitin 2023

Aktuale

Fitimi i pastër i bankave arrin në 156 milionë € për vitin 2023

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 17:11
Ilustrim

Bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2023 kanë arritur fitim rekord prej 156 milionë € euro.

Ky njëherit është fitimi më i lartë që kanë siguruar bankat komerciale në Kosovë që nga paslufta, krejt kjo falë ngritjes së kamatave në kredi dhe njëherit shtrenjtimit të shërbimeve.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) të hyrat e përgjithshme të bankave vitin e kaluar kanë arritur në 435.5 milionë euro, përderisa shpenzimet e tyre kanë qenë 279.6 milionë euro.

Shuma e përgjithshme e kredive që janë aprovuar nga sistemi bankar në Kosoë është mbi 4.9 miliardë euro, përderisa norma mesatare e interesit në kredi ka shkuar në 6.4%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat