Gërvalla: Kurti është i mençur, nganjëherë s’mund ta ndal veten sa krenare jam që ndodhem në takime me të

Aktuale

Gërvalla: Kurti është i mençur, nganjëherë s’mund ta ndal veten sa krenare jam që ndodhem në takime me të

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 14:06
Donika Gërvalla dhe Albin Kurti

Shefja e diplomacisë së Kosovës dhe drejtuesja e partisë “GUXO”, Donika Gërvalla në një intervistë ka folur për raportin që ka me kryeministrin Albin Kurti dhe për përfoljet e shumta për përçarje apo krisje raportesh.

Gërvalla ka thënë se bashkimi i Kurtit me Vjosa Osmanin ka qenë çelësi i fitores së 14 shkurtit, dhe thotë se fakti që është kaluar nga përçarjet e kaluara të drejtueseve të institucioneve, në atë se apo shikohen në sy me njëri-tjetrin udhëheqësit e institucioneve tregon që ka unitet.

“Bashkimi i Vjosa Osmani dhe Albini Kurtit ka qenë çelësi i fitores, prandaj dhe diskutohet kaq shumë, kush me kënd foli, a u idhnun a s’u idhnun. Jo ia dha dorën e pa në sy, jo s’e pa në sy. Fakti që kemi kalu nga përçarjet totale të së kaluarës të bartësve të institucioneve, kemi arritë aty që më na shiku a po e shohim njëri-tjetrin në sy tregon që kemi një unitet të jashtëzakonshëm”, ka thënë Gërvalla për “Istogu Chanel”.

Sa i përket raportit me Kurtin, Gërvalla ka thënë se s’është çështje simpatie por çështje e respektit reciprok. Shefja e diplomacisë ka thënë se për dallim nga qytetarët e Kosovës, e ka fatin që merr pjesë në takimet që Kurti i zhvillon. Gërvalla thotë se ka raste kur s’mund ta ndal veten së ndjeri krenare që ndodhet bashkë në atë dhomë me Albin Kurtin.

Sipas kryediplomates, Kurti jo vetëm që është i mençur dhe i vendosur, por edhe shumë i saktë në kërkesat që i nevojiten Kosovës. Gërvalla thotë se është e bindur që Kurti s’luan me interesin e vendit.

“Unë s’mendoj që është çështje simpatie. Është çështje respektit të ndërsjellët. E kam fatin, për dallim nga qytetarët, që të jem shpesh në takimet që ai zhvillon. Dhe nga njëher s’mund ta ndali veten sa jam krenare që ndodhem në atë dhomë. Jo vetëm që është i mençur, jo vetëm që është i vendosur, por është tepër tepër i saktë në kërkesat që i nevojiten këtij vendi. Jam shumë e bindur që ky kryeministër asnjëherë nuk luan me fatin e vendit. S’luan as më ato nuancat e vogla në mes temave të mëdha dhe temave të vogla.”, ka thënë Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat