Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të takohet me zyrtarë të institucioneve

Aktuale

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të takohet me zyrtarë të institucioneve

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 09:50
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar.

Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti do të marrë pjesë në konferencën ku do të diskutohet për sfidat e sigurisë më të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

“Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave Chatham House”, bëhet e ditur në njoftim.

Kurse, Instituti i Politikave Chatham House derisa ka njoftuar mbi konferencën ka theksuar se shqetësimet e sigurisë nuk janë të reja për kombet e Ballkanit Perëndimor.

“Është një rajon që ka përjetuar paqëndrueshmëri të vazhdueshme etnike, fetare dhe politike, si dhe cenueshmëri ndaj efekteve të luftës në Ukrainë. Ndërsa këto vende kanë kaluar tranzicionin e tyre politik dhe ekonomik, rreziqet mbeten për qeveritë e tyre dhe Evropën”, vijon njoftimi.

Në konferencë do të diskutohet edhe për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe për rolin e Britanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat