Blakaj: Jemi vonë për hetimin e krimeve të luftës

Aktuale

Blakaj: Jemi vonë për hetimin e krimeve të luftës

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:50
Bekim Blakaj

Bekim Blakaj, drejtori ekzekutiv i Qendrës për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka thënë që është vonë që të hetohen krimet e luftës 25 vjet pas kësaj ngjarjeje.

Ai përmendi zhdukjen e provave apo përfundimin e tyre në duart e atyre që nuk duan apo nuk kanë interes që t’i publikojnë.

“Po flasim për një periudhë, një çerekshekulli pas përfundimit të luftës, normalisht që jemi vonë, shumë prova janë zhdukur përgjithmonë, tanimë nuk mund të bëhet fjalë për prova forenzike, dokumentacionet që kanë provu ose që mund të kishin provu kryerjen e krimeve të luftës apo krimeve kundër njerëzimit kanë përfundu në arkiva të ndryshme sekrete, kanë përfundu ndoshta edhe në duart e individëve të cilët s’kanë asnjë motiv për t’i bërë ato publike, apo për t’i ndarë me dikë, sepse janë vetë përgjegjës ndoshta për krimet e kryera gjatë luftës”, ka thënë Blakaj.

“Pothuajse këtë prokurori special e di shumë më mirë se unë, por pothuajse në shumicën e rasteve prokuroria duhet të bazohet në dëshminë e dëshmitarëve, në dëshminë e personave që kanë mbijetu apo që janë vetë viktimat, edhe mas një periudhe kaq të gjatë, pra me kalimin e kësaj kohe, me kalimin e viteve, personat të cilët tash mund të jenë edhe në moshë të shtyrë shumë shpesh edhe dëshmitë e tyre gjatë kësaj periudhe të ndryshuar prej një momenti ndoshta kur e kanë dhanë dëshminë e parë para hetuesve të UNMIK-ut, sigurisht edhe kujtesa është zbehur, prandaj është jashtëzakonisht sfidë e madhe që të procedohen tash lëndët për krime lufte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat