Inspektorati i Punës: Do ta rrisim numrin e inspektorëve nga 63 në 120 këtë vit

Aktuale

Inspektorati i Punës: Do ta rrisim numrin e inspektorëve nga 63 në 120 këtë vit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

 Inspektorati i Punës në Kosovë si institucioni primar që përkujdeset për të drejtat e punëtorëve në vend thonë që në vitin e kaluar ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba.

“Gjatë vitit 2023, Inspektorati i Punës ka shqiptuar 1067 masa ndëshkimore”, thuhet në përgjigjen e inspektoratit.

Madje, nga inspektorati thonë që do të rritet numri i inspektorëve në 120, nga 63 sa janë tani.

E me këtë, do të bëhen edhe më shumë inspektime.

“Inspektorati i Punës ka të punësuar 63 inspektorë të punës, gjatë këtij viti do të rritet numri i tyre deri në 120. Me rritjen e numrit të inspektorëve të punës kemi edhe rritjen e numrit të inspektimeve të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në rritjen e mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit”, kanë thënë nga Inspektorati i Punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat