Rama: Shkarkimet e fundit në komunë nuk kanë të bëjnë me prishjen e koalicionit, ata mund t’i marrin vendimet e tyre

Aktuale

Rama: Shkarkimet e fundit në komunë nuk kanë të bëjnë me prishjen e koalicionit, ata mund t’i marrin vendimet e tyre

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 21:31
Përparim Rama

Pas dy shkarkimeve të fundit në komunën e Prishtinës, të drejtorit të Shërbimeve Publike dhe nënkryetaren e kësaj komunë, ka folur edhe për koalicioni PDK-LDK, kryetari aktual, Përparim Rama.

Rama tha se shkarkimet nuk kanë të bëjnë me prishje të koalicionit.

Ai është ankuar për mos prezencën e pjesëtareve të koalicionit në seanca.

Sipas tij, me arsyetimin për mosprezencën ata po dukët se po gjejnë “kime në vezë”.

“Pres rezultate nga të gjithë, por nuk ka të bëjë me aspektin e koalicionit kanë qenë me rezultatet në terrene. Kam dyshimet e mija por nuk e shoh të ndarë e të prishur, nëse e sheh që pjesëtaret e koalicionit nuk kanë ardh që tre seanca më shumë se 3 muaj në asamble, dhe kur i pyet pse thonë që nuk na ke dërguar listën para të tjerëve por kjo ka ndodh që dy vite, dhe kur kanë pas një pikë që nuk ju ka pëlqyer ne e kemi heq. Herën e fundit para të tjerëve u është dërguar, dukët sikur duan të gjejnë kime në vezë”, theksoi Rama.

Rama bërë të ditur se ankesat e tij për mos prezencën në seanca i ka shprehur edhe tek Uran Ismajli.

“Kam pas komunikim me herët me Uran Ismajlin. Para shkarkimit dhe i kam tregu qe nuk jam i kënaqur nëse ju nuk merrni pjese në seanca. Duhet të takohemi dhe të bisedojmë, dhe natyrisht partia në koalicion mundet ti merr vendimet e tyre”, deklaroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat