Sanksionet ndaj Kosovës, Shabani i ashpër me BE-në - flet për qasjen e “butë” ndaj Serbisë!

Aktuale

Sanksionet ndaj Kosovës, Shabani i ashpër me BE-në - flet për qasjen e “butë” ndaj Serbisë!

Nga: A.M. Më: 25 janar 2024 Në ora: 18:28
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Kosova po vazhdon të jetë e sanksionuara tash e sa muaj nga Bashkimi Evropian.

Në vazhdimësi, ka pasur thirrje për largimin e masave ndëshkuese, pasi Kosova nuk është shteti që ka nxitur trazira dhe konflikte në rajon, por ka qenë pikërisht Serbia.

Mirpëo, pavarësishtë insistimeve të shumta sanksionet vazhdojnë të jenë të vendosura për Kosovën.

Për këtë çështje ka reaguar edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani.

Ai në një shkrim në një prej rrjeteve të tij sociale tregoi se si qeveria serbe ka paguar huliganë për të organizuar protesta të dhunshme, e ironikisht BE ka sankisonuar Kosovën për mbrojtjen e institucioneve.

“Qeveria e Serbisë po i paguan serbët në veri të Kosovës për protestat e dhunshme në të cilat ata sulmojnë Policinë e Kosovës dhe trupa të KFOR-it, (shumë ushtarë të KFOR-it janë lënduar nga huliganët serbë).

BE-ja i jep sanksione Kosovës për mbrojtjen e institucioneve të Kosovës nga huliganët, ndërsa terroristët serbë sulmojnë Kosovën në Banjskë dhe tërë këtë ngjarje BE-ja ende po "e heton"!” – u shpreh ai.

Krahas kësaj, Shabani përmendi faktin se si BE nuk ka ngritur akuza ndaj grupit terrorist serb që shkaktoi trazira në veri të Kosovës.

Madje, potencoi faktin se shteti serb po i refuzon marrëveshjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Kosova ende është nën sanksione nga BE-ja, ndërsa akoma nuk ka akuza kundër grupit terrorist serb! Një polic i Kosovës u vra në përpjekje për të mbrojtur vendin e tij nga huliganët serb, por fatkeqësisht vrasësit e tij janë ende të lirë.

Serbia refuzon të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me Kosovën sa i përket normalizimit, fqinjësisë së mirë dhe pranimit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër bashkëpunon me Rusinë dhe përkundër këtij realiteti, BE-ja dëshiron që Kosova të ndryshojë kushtetutën për të kënaqur Serbinë”, theksoi eksperti për çështje ndërkombëtare.

Ndër të tjera, shtoi se BE po qëndron indiferente ndaj Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht ndaj Kosovës.

“BE-ja po luan me aleatët e saj në vend të armiqve të tyre. Serbia i ka treguar hapur botës se po bashkëpunon me Rusinë dhe Kinën, dy nga armiqtë më të mëdhenj të SHBA-së dhe BE-së. Mirëpo Perëndimi akoma qëndron indiferent ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti” përfundoi Amir Shabani, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat