Vizita e Pendarovskit, policia do të ndërpresë qarkullimin në disa rrugë përkohësisht

Aktuale

Vizita e Pendarovskit, policia do të ndërpresë qarkullimin në disa rrugë përkohësisht

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë.

Ai do të takohet me Vjosa Osmanin.

Për këtë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat