Kontaktet mes Prishtinës dhe Brukselit “në minimum”, thotë prestigjiozja amerikane “Politico” teksa interviston Kurtin

Aktuale

Kontaktet mes Prishtinës dhe Brukselit “në minimum”, thotë prestigjiozja amerikane “Politico” teksa interviston Kurtin

Më: 24 janar 2024 Në ora: 17:41
Albin Kurti

Në margjinat e Forumit Ekonomik të Davos, prestigjiozja ‘Politico’ ka intervistuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka shpërndarë fare pak deklarime të tij, duke e kontekstualizuar dhe lexuar më vete acarimin dhe frustrimin perëndimor me qeverinë kosovare; në veçanti në lidhje me instalimin këmbëngulës të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, gjë për çka ‘Politico’ e jep si kryearsye se pse ndaj Prishtinës rëndojnë masa ndëshkuese ndërkombëtare.

Gazeta citon një përgjigje me shkrim nga Bashkimi Evropian se masat ndaj Kosovës mbesin për sa kohë “Kosova nuk ka përmbushur ato kërkesa” siç janë të artikuluara në deklaratën paralajmëruese të 3 qershorit.

“Por BE-ja ende nuk ka lëvizur (në heqjen e sanksioneve), me kontakte në minimum midis Brukselit dhe Prishtinës”, shkruan “Politico”.

Kurti, siç e citoi gazeta, është shprehur se qeveria e tij është e përkushtuar që së shpejti të mbajë zgjedhje të reja në veri.

“Mund të jetë këtë vit – në muajt e ardhshëm” tha ai, duke iu referuar nismës me peticion të ndërmarrë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat