​Vitia: Në shkurt pritet të arrijë pajisja për diagnostikimin e kancerit

Aktuale

​Vitia: Në shkurt pritet të arrijë pajisja për diagnostikimin e kancerit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 15:53
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për vitin 2024 do të investohen shtatë milionë euro në Sistemin Informativ Shëndetësor.

Gjatë konferencës për media pas mbledhjes së qeverisë, Vitia theksoi se për shkak të zhvillimit të teknologjisë, plani i veprimit në shëndetësi është ndarë në tre pjesë. Sipas tij projekti i parë do të nis me këto shtatë milionë euro.

Ai tha se nisur nga viti 2028 deri në vitin 2031 ekziston potenciali edhe për investime në inteligjencën artificiale.

Vitia: Në ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2024 do të investohet shtatë milionë euro

“Shtatë milionëshi për SISh-in është pjesë dhe ka dal si produkt i studimit fizibilitetit në vitin e kaluar për Sistemin Informativ Shëndetësor i cili është një studim që natyrshëm është bërë një plan i veprimit dhe në strategji e implementimit të sistemit informativ shëndetësor, e cila ndahet në tre pjesë dhe pjesë e parë që është viti 2024 janë këto shtatë milionët e para në të cilat janë disa pjesë harduerike që duhen patjetër në implementimin e Sistemit Informativ shëndetësor, zgjerimit të rrjetit qeveritarë deri te ambulantë e fundit në secilin cep të Kosovës, janë edhe disa produkte që vendosin bazën për sistemin informativ shëndetësor e cila do të jetë e mjaftueshme për të kaluar në krijimin e sistemit.34:03 Për korrektësi duhet treguar që ky si projekt kushton shumë dhe parashihet që në fazën finale nga viti 2027/2028 deri në vitin 2031 për shkak të zhvillimit të teknologjisë të kenë potencial të investimeve deri në inteligjencë artificiale.34:32 Kjo faza e parë nga shtatë milionë është implementimi i Sistemit Informativ Shëndetësor që do të fillojë në vitin 2024”, tha Vitia.

Tutje, Vitia ka përmendur edhe tre vendimet të cilat janë marrë në mbledhjen e qeverisë.

Ai tha se do të përkrahen me subvencione 375 specializantë me vetëfinancim si dhe nuk do të ketë dallime në ndarjen e subvencioneve edhe për specializantët nga Lugina, Medvegja dhe Bujanoci.

Vitia: 375 specializantë me vetëfinancim do të subvencionohen nga Republika e Kosovës

“Pas shumë mundi në Republikën e Kosovës në kalendarin e rregullt të vaksinimit janë tre vaksina të reja, të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve tonë. Siç është vaksina e Pneomokokut, vaksina Human Papillomavirusi, që njohët si vaksina parandaluese e kancerit të qafës së mitrës dhe vaksina kundër Rota virusit. Kurse dy vendimet tjera që sot u morën, në kuadër të mbledhjes së qeveris për MP, janë dy vendime që përkrahen grupi i specializantëve me vetëfinancim, fillimisht 375 specializant me vetëfinancim nga Republika e Kosovës ku sot në qeveri do të përkrahen me subvencione edhe këtë vit ashtu siç kemi premtuar. Në vendim tjerët sot u morë vendimi që mos te këtë dallime nga specializantë nga bashkëkombësit tonë që vijnë nga Lugina, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, po ashtu edhe nga Mali zi, të cilët njësoj do të subvencionohen nga qeveria e Republikës së Kosovës", theksoi Vitia.

Vitia tregoi se Kosova do të furnizohet edhe me pajisjen Pet Scan, pajisje kjo e cila do të vijë në shkurt dhe do të përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të kancerit dhe të tjera.

Vitia tha se mjekët në Kosovë do të trajnohen për përdorimin e kësaj pajisje.

Vitia: Kosova do të furnizohet me pajisjen e Pet Scan, pajisje për diagnostikimin e sëmundjeve të kancerit dhe të tjera

“Pet Scan vjen në shkurt, nuk mund të them datën e saktë një herë sepse Presidenca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë donatorë të këtij donacioni, por atë që mund të them që në javën e parë të shkurtit përfundojnë të gjitha përgatitjet teknike për vendosjen e Pet Scan brenda klinikave. Trajnimi është duke vazhduar edhe pse mjekët kanë qenë të trajnuar edhe më herët por trajnimi do të vazhdojë. Kjo e bën Kosovën në Ballkanin perëndimor në mos gaboj vendin e parë në sistemin publik që ka Pet Scan dhe ky është një lajm i mirë që qytetarët kanë shpenzuar edhe shumë mjete por edhe kohë në udhëtime për diagnostikim”, tha Vitia.

Në fund, ministri Vitia ka treguar edhe për gjendjen e personave të cilat janë lënduar pas shpërthimit të bombolës në veri të Mitrovicës. Ai tha se gjendja e tyre është stabile falë punës së jashtëzakonshme të mjekëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat