Blerim Sallahu krahason PDK-në me Listën Serbe, tregon edhe arsyen!

Aktuale

Blerim Sallahu krahason PDK-në me Listën Serbe, tregon edhe arsyen!

Më: 24 janar 2024 Në ora: 00:49
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur edhe për Vettingun.

“Për Vetting Gjykata Kushtetuese e ka dhënë dritën e gjelbër. Tash është Kuvendi që e ka detyrën për me ndryshu dhe plotësu, me 2/3 e deputetëve shumicë dhe pakicë. Problemi është se duhet të kemi konsensus edhe me minoritetin serb për plotësim/ndryshimin e Kushtetutës, mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të PDK (Abelard Tahiri), në mënyrë jo të drejtpërdrejt tha që unë jam këtu për të ndalur Vettingun. Pra Lista Srbska që po e mohon dhe ndalon plotësim/ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të zbatimit të Vettingut, i bashkëngjitet edhe PDK-ja”, u shpreh Sallahu.

Sallahu ka thënë “një brum janë”, kur ka folur për Listën Serbe dhe PDK-në.

“Një mendim kanë. Lista Serbe nuk do ta votojë vettingun, njëjtë tha edhe Abelard Tahiri”, tha ai.

“Pa PDK-në dhe pa Listën Serbe nuk i kemi votat”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat