Bashkimi i AAK-së me Nisma-n, s’është koalicion i pragut – por parimor

Aktuale

Bashkimi i AAK-së me Nisma-n, s’është koalicion i pragut – por parimor

Më: 24 janar 2024 Në ora: 00:38
Time Kadrijaj

Një front i përbashkët opozitar, sipas deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj do ta ndalte degradimin e vendit të shkaktuar nga qeverisja Kurti.

Kadrijaj tha se koalicioni parazgjedhor i përbashkët me partinë e Fatmir Limjat, Nisma Socialdemokrate është parimor, e jo vetëm për ta kaluar pragun për të hyrë në parlament.

Ajo tha se tashmë kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj është autorizuar nga dy partitë, për të negociuar edhe me partitë tjera opozitare.

“Ne e kemi autorizuar z.Ramush Haradinaj për bashkëpunim edhe me partitë tjera politike. Ai e ka mandatin e plotë të negociojë. Është e drejtë e partive politike, nëse donë të bashkohen apo jo. PSD-ja ndoshta ka qëllim t’i bashkohet ndonjë partie tjetër politike. Është dashur të formohet një front i përbashkët opozitar, në mënyrë që gjithë ky degradim i vendit të ndalet. Dhe ndoshta një front i përbashkët opozitar do të kishte qenë mirë, sepse do të ishte krijuar një frymë e mirë e shpresës për qytetarët e Kosovës.”, u shpreh Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat