Agjencitë turistike: Kërkesat për udhëtime nga Kosova janë rritur mbi 50%, ja dy destinacionet më të kërkuara

Aktuale

Agjencitë turistike: Kërkesat për udhëtime nga Kosova janë rritur mbi 50%, ja dy destinacionet më të kërkuara

Më: 20 janar 2024 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Nga agjensioni “Go Travel” thanë se që nga fillimi i vitit kërkesat e klientëve për udhëtime në shtetet e BE-së janë rritur dukshëm.

Çmimet, sipas tyre, nuk do të ndryshojnë ani pse ka kërkesa të shumta.

Gjermani e Zvicra janë destinacionet më të frekuentuara nga kosovarët aktualisht.

“Nga 1 janari ka pasur kërkesë të rritjes të madhe për rezervime për biletat jashtë vendit. Dallimi mes viteve më herët vërehet më shumë se 50% ndryshim rritjes së interesimit për me dalë jashtë Kosovës. Gjermania dhe Zvicra janë destinacioni më i kërkuar. Çmimet nuk e kemi synim t’i rrisim çmimet ani pse interesimit të madh”, thuhet në përgjigjën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat