Kurti në panelin e Davosit foli për sigurinë gjeopolitike të rajonit, i pranishëm edhe Vuçiq

Aktuale

Kurti në panelin e Davosit foli për sigurinë gjeopolitike të rajonit, i pranishëm edhe Vuçiq

Më: 17 janar 2024 Në ora: 23:26
Kryeministri Albin Kurti në Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri Albin Kurti, ka qenë pjesë në një paneli diskutues në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kurti ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e këtij paneli, derisa në fotografitë e publikuara nga ai është vërejtur edhe prania e presidentit të Serbisë.

“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë.

Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Kurti

Postimi:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat