Bislimi e takon para Kurtit, Lajçak zbulon se për çka u pajtuan me zv.kryeministrin e Kosovës

Aktuale

Bislimi e takon para Kurtit, Lajçak zbulon se për çka u pajtuan me zv.kryeministrin e Kosovës

Më: 15 janar 2024 Në ora: 18:45
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se me Bislimin është takuar përpara nisjes së Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, e ku ka folur për proces e dialogut me Serbinë.

Emisari evropian ka shtuar se me Bislimin ka rënë dakord që që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent. Ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Përpara Davos, takova DPM-në e Parë @BislimiBesnik për të diskutuar një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak.

Në Davos do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, aty do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Nuk ka paralajmërim për ndonjë takim në mes Kurtit dhe Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat