Kosova mbështet veprimet ushtarake të aleatëve kundër grupit Houthi në Detin e Kuq

Aktuale

Kosova mbështet veprimet ushtarake të aleatëve kundër grupit Houthi në Detin e Kuq

Më: 12 janar 2024 Në ora: 19:38
Donika Gërvalla.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka dalë në mbështetje të veprimeve ushtarake të vendeve më të fuqishme perëndimore kundër grupit të armatosur Houthi, pas sulmit të tyre në Detin e Kuq.

Përveç sulmeve mbi anijet komerciale, theksohet edhe lënia e pasojave në tregtinë e mallrave dhe ndikimin e tyre në ekonomi.

“Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar”, thotë kumtesë e ministrisë së drejtuar nga Donika Gërvalla.

“Republika e Kosovës si një vend thellësisht demokratik, rreshtohet qartë në krahë të partnerëve të saj strategjikë në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë”, thuhet ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat