Varadkar: Do ta përkrahim Kosovën që të bëhet anëtare e KiE këtë vit, masat duhet të hiqen

Aktuale

Varadkar: Do ta përkrahim Kosovën që të bëhet anëtare e KiE këtë vit, masat duhet të hiqen

Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:28
Leo Varadkar

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ka thënë se do ta përkrah Republikën e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës këtë vit. Përkrahje, Varadkar ka premtuar edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Varadkar ka thënë se bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë zhvilluar një takim konstruktiv dhe se temë diskutimi ka qenë thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

Varadkar deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

“Unë do ta përkrah Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet dhe të nis procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova po tregon zotim ndaj vlerave evropiane. Keni harmonizuar edhe politikat e sigurisë me ato të BE-së që është shumë me rëndësi”, ka thënë ai.

Ka shtuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pasur një zhvillim të mëtejmë.

Sipas tij, sivjet është më rendësi që ky stabilitet të konsolidohet.

Varadkar ka thënë se masat kufizuese ndaj Kosovës duhet të hiqen.

Ai ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet por nuk duhet të ketë mikroshtet brenda Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat