Szunyog mirëpret Strategjinë për të Drejtat e Komuniteteve

Aktuale

Szunyog mirëpret Strategjinë për të Drejtat e Komuniteteve

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 15:07
Tomáš Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomáš Szunyog, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar Strategjinë e re për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Szunyog ka thënë se strategjia është e rëndësishme për riintegrimin e qytetarëve.

“Përshëndes miratimin nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre 2023-2027 dhe Planit të Veprimit.

Strategjia është e rëndësishme për kthimin dhe riintegrimin e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë nevojë për një zgjidhje finale për akomodimin e tyre dhe për zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të të gjitha komuniteteve”, shkroi Szunyog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat