Avokati i Popullit: Vitin e ardhshëm fokusohemi në të drejtat pronësore të grave, kjo do të ndikojë në parandalimin e dhunës ndaj tyre

Aktuale

Avokati i Popullit: Vitin e ardhshëm fokusohemi në të drejtat pronësore të grave, kjo do të ndikojë në parandalimin e dhunës ndaj tyre

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:45
Naim Qelaj

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se vitin e ardhshëm ky institucion do të fokusohet në të drejtat pronësore të grave.

Qelaj tha në një konferencë për media ku raportoi për punën e këtij institucioni se besojnë se fuqizimi ekonomik i grave do ta ulë numrin e rasteve të dhunës ndaj tyre.

.“Unë, institucioni i Avokatit të Popullit vitit që vjen do të jemi të fokusuar në të drejtat pronësore të grave që besoj se do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në fuqizimin ekonomik të tyre dhe kjo do të ndikojë edhe në uljen e rasteve të dhunës në familje, sepse gratë e fuqizuara ekonomikisht nuk do të lejojnë ushtrim të dhunës dhe nuk do të detyrohen të mbeten aty ku ushtrohet dhunë ndaj tyre”, tha Qelaj.

Ai tha se këtë vit i kanë trajtuar këto raste dhe se kanë parë që “numri i rasteve të raportuara është në rritje”. Kjo sipas tij, “tregon që megjithatë kemi arritur një nivel të vetëdijësimit si efekt i punës shumëvjeçare që është bërë nga krejt shoqëria”.

“Megjithatë, ky numër i madh i rasteve të dhunës në familje e shtron nevojën e domosdoshme për të punuar shumë më tepër në vetëdijësim dhe parandalim”, tha Qelaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat