Konjufca takon ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, detaje se çka folën

Aktuale

Konjufca takon ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, detaje se çka folën

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 19:40
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, të cilën e uroi për detyrën e re.

Në këtë takim, Konjufca dhe Kuzma kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Letonisë ndër vite dhe për mundësitë e avancimit të tij në fusha të interest të përbashkët.

Konjufca e ka njoftuar diplomaten letoneze për punën e Kuvendit gjatë këtij viti dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Kryetari i Kuvendit u shpreh i bindur se Letonia do ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike, ndërsa Kuzma konfirmoi përkushtimin e Letonisë për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për Kosovën edhe në të ardhmen.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës u shpreh i bindur se Letonia do të vazhdojë t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike, përderisa diplomatja letoneze konfirmoi përkushtimin e shtetit që përfaqëson për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për vendin tonë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat