Zgjedhjet në Serbi, shtohet numri i policëve në pikat kufitare

Aktuale

Zgjedhjet në Serbi, shtohet numri i policëve në pikat kufitare

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Një numër i konsiderueshëm i serbëve që jetojnë në Kosovë kanë udhëtuar sot për në Serb, për të marrë pjesë në zgjedhje.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se ka shtuar numrin e personelit policorë në pikat kufitare.

Ky shtim i numrit të policëve është bërë për të shmangur pritjet në kufi.

“Zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi, kanë bërë që disa qytetarë të Republikës së Kosovës të udhëtojnë drejt Serbisë, andaj me qëllim që të sigurohet një qarkullim i lirë i qytetarëve të cilët
udhëtojnë për në Serbi.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e duhura në mënyrë që liria e lëvizjes të jetë e garantuar. Po ashtu policia edhe në pikat e kalimit kufitar ka ndërmarrë hapa konkret përfshirë edhe shtimin e personelit policorë për të përballuar më shumë kalime kufitare se ditëve të tjera”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se “të gjitha angazhimet policore në terren, përfshirë ato kufitare do të zbatohen sipas procedurave të parapara ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mundësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”.

“Për shkak të fluksit të qytetarëve dhe procedurave kufitare, ka ndikuar në krijimin e disa pritjeve të kalimit kufitar në disa pikë kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, ku për të shmangur këto pritje Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë, në mënyrë që të kemi një menaxhim sa më efikas të kufijve shtetëror ashtu siç parashihet edhe me MIK, (menaxhimi i integruar i kufirit)”, vijon njoftimi.

Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues dhe sipas planifikimeve operacionale, do të kujdeset për ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve të cilët në mënyrë të organizuar apo çfarëdo forme tjetër do të lëvizin brenda Republikës së Kosovës për në drejtim të Serbisë dhe anasjelltas.

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më tash sipas raportimeve nga mediat serbe, pjesëmarrje e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 12:00 ka qenë 21.33%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat