Draft-statuti i Asociacionit, reagon Lidhja e Historianëve të Kosovës

Aktuale

Draft-statuti i Asociacionit, reagon Lidhja e Historianëve të Kosovës

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me interes të shtuar i ka përcjellë debatet për draft-Statutin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga zyrtarët përgjegjës shtetëror që draft-Statuti i Asociacionit të publikohet në tërësinë e tij dhe vetëm atëherë duhet të zhvillohet një debat i gjerë publik, ku kërkojmë përfshirjen e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutit të Historisë, Institutit Albanologjik dhe shtatë njësive universitare, të cilët me trupat e tyre ekspertesh do të duheshin që të jepin komentet në draft-Statutit e Asociacionit i cili sipas zyrtarëve shtetëror i është dorëzuar nga përfaqësuesit ndërkombëtar.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se duhet të ketë transparencë të plotë sa i takon draft-Statutit të Asociacionit dhe bëjmë thirrje që assesi të mos pranohet një nivel i trete kushtetuese në vend, i cili do të mund të hap rrugën e autonomisë substanciale të komunave serbe në Kosovë.

Lidhja e Historianeve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, duke marr për bazë debatet e fundit rreth mekanizmit të quajtur “arbitrazh” i cili është pjese e një draft-Statutit të Asociacionit i cili është debatuar në te gjere e gjatë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se Kosova nuk duhet të pranoj asnjë lloj “arbitrazhi” në dokumentin e draft-Statutit të Asociacionit, duke u’i referuar mos zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të majit 2016 sa i takon zbatimin të praktik të ligjeve të Millosheviqit në Kosovë të periudhës se viteve 1989-1999, duke pasur për baza së vendimi i Gjykatës Kushtetuese i majit 2016 bazën e ka në ligjet, vendime dhe aktet nënligjore të kohës së masave të dhunshme.

E ri konfirmojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në Deçan, nuk duhet ët zbatohet sepse si i tillë ai do të shndërrohet në normë juridike, ku me pas rrezikohen edhe dhjetëra prona gjithandej Kosovës të cilat ju janë falur kishave serbe gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit, duke nisur që nga kisha në pronën universitar në Prishtinë.

Edhe një here e përsërisim kërkesën tonë drejtuar Qeverise dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, që sa me parë të hartohet dhe miratohet një Ligj i veçantë i cili do të i sanksionoj zbatimin e ligjeve të kohës së masave të dhunshme në Kosovë të cilat i ka nxjerrë dhe aplikuar në vendin tonë regjimi i Millosheviqit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat