​Sigurimi shëndetësor e pensionimi i parakohshëm për policët, s’kalon amendamenti në Kuvend

Aktuale

​Sigurimi shëndetësor e pensionimi i parakohshëm për policët, s’kalon amendamenti në Kuvend

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 14:54
Kuvendi i Kosovës

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përkrahur dy amendamente të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sa i përket sigurimit shëndetësor dhe pensionimit të parakohshëm për policët.

Duke i prezantuar amendamentet, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se të njëjtat janë të nevojshme për policinë.

Qalaj: Pagesa për sigurimin shëndetësor për policinë të jetë në vlerë 5 milionë euro

“Propozoj që të shtohet kodi i ri buxhetor në vlerë pesë milionë euro për pagesën e sigurimit shëndetësor të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Për mos kalimin e këtyre dy amendamenteve ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se i vjen turp që është pjesë e kësaj legjislature.

Musliu: Më vjen shumë turp që jam pjesë e këtij parlamenti

“Më vjen shumë turp që jam pjesë e këtij parlamenti. Sot e keni pas mundësinë që të përmirësoni gabimet që i keni bërë gjatë gjithë kësaj legjislature ndaj policisë së Kosovës”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat