Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë, e cila ka dënuar Salih Mustafën, ish-eprorin e UÇK-së, me 22 vjet burg.
Klinaku në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar fotografinë e Salih Mustafës, mbi të cilën ka shkruar se “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”.
Ndryshe, Gjykata e Apelit në Hagë e ka dënuar Salih Mustafën me 22 vjet burg, duke i ulur kështu për katër vjet nga dënimi i shkallës së parë.
Mustafës i është zbutur dënimi nga 26 vite në 22 vite.
Mustafa ishte shpallur fajtor për krime lufte nga kjo gjykatë më 16 dhjetor 2022, duke u dënuar me 26 vjet.
Ndërkaq, më 2 shkurt mbrojtja kishte apeluar kundër këtij aktgjykimi.