Szunyog e Elek biseduan për zgjedhjet e parakohshme lokale në veri

Aktuale

Szunyog e Elek biseduan për zgjedhjet e parakohshme lokale në veri

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:55
Tomáš Szunyog

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku u takua me kryetarin e sapozgjedhur të Listës Serbe, Zlatan Elek.

Szunyog përmes platformës sociale ‘X’ ka bërë të ditur se me kryetarin e Listës Serbe ka diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme lokale, si dhe për procesin e dialogut.

“Në një vizitë në Mitrovicën e Veriut, sot pata një takim njohës me presidentin e sapozgjedhur të Listës Serbe, Zlatan Elek.

Diskutuam një sërë temash, duke përfshirë zgjedhjet e parakohshme lokale dhe procesin e dialogut. I urova suksese në detyrën e re” ka shkruar Szunyog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat