Osmani takon kryeministrin e Katarit, flasin për forcimin e bashkëpunimit

Aktuale

Osmani takon kryeministrin e Katarit, flasin për forcimin e bashkëpunimit

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Doha.

Ajo është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit.

“Një diskutim i mirë për marrëdhëniet Kosovë-Katar, dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash”, ka shkruar Osmani në platformën ‘X’.

Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat