​Bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme merr përkrahjen e Aleancës për Luginën

Aktuale

​Bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme merr përkrahjen e Aleancës për Luginën

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 22:42
Pamje nga takimi

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” ka mbajtur sonte një takim me grupimin më të ri politik, Aleanca për Luginën.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, njëherësh udhëheqësi i kësaj liste, Shaip Kamberi ka thënë se janë bashkuar me Aleancën për Luginën për të vazhduar betejën politike në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 17 dhjetor.

“Bashkimi i partive politike shqiptare në një listë të vetme, dakordimi për të vazhduar betejën dhe koordinimi me kryeqendrat shqiptare ka marrë përkrahjen e Aleancës”, ka shkruar Kamberi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Me Aleancën për Luginën jemi bërë bashkë që të vazhdojmë betejën politike për liri e barazi. Bashkimi i partive politike shqiptare në një listë të vetme, dakordimi për të vazhduar betejën dhe koordinimi me kryeqendrat shqiptare ka marrë përkrahjen e Aleancës.

Sonte, me strukturat e tyre bashkëbiseduam për nevojën e mobilizimit dhe pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Takimi i sontëm konfirmon një angazhim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës të Aleancës.

Për të fituar të drejtën e përfaqësimit e për të vazhduar përfaqësimin zëshëm na duhet përkrahje e çdo qytetari shqiptar të Luginës.

Numri 13 është numri jonë i përbashkët.

Të votojmë e të rrethohet nga çdo shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat