Zeqiri pret plotësim të kërkesave të Policisë nga Qeveria

Aktuale

Zeqiri pret plotësim të kërkesave të Policisë nga Qeveria

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 23:09
Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se pos Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës do të jetë edhe sindikata e Policisë dhe njësi të tjera të departamenteve të ndryshme.

Ai gjithashtu tha se kërkesat  e Policisë do të shpalosën gjatë protestës se nesërme.

“Kërkesat tona do të shpalosen gjatë protestës dhe se ato nuk do të jenë vetëm për njësitet speciale, por do të jenë kërkesa për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, tha ai, duke shtuar se nuk do të ketë risi nga kërkesat në vazhdimësi të Sindikatës së Policisë.

Sipas tij, sërish do të kërkohet dialog dhe se janë për dialog.

“Ne jemi për dialog. Jemi që të ulemi së bashku dhe t’i zgjidhim këto probleme apo t’i përmirësojmë këto kërkesa drejtuar qeverisë. Presim që qeveria të reflektoj dhe të mos detyrohemi ”, tha Zeqiri në ‘Lajmet e Fundit’ në RTK, duke shpresuar që dol të ketë zgjidhje që mos të protestohet sërish.

 Ndryshe, Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar protestë përsëri para objektit të qeverisë. Kjo, protestë pritet të mbahet të shtunën e 9 dhjetorit në ora 12. Ata do të protestojnë me kërkesat e kaluara, ku në theks është shtesa e rrezikshmërisë në punë.

Ndërkaq, javë më parë kjo njësi ka zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti por që nuk është arritur marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat