Selmanaj: Sistemi arsimor po prodhon analfabetë funksionalë

Aktuale

Selmanaj: Sistemi arsimor po prodhon analfabetë funksionalë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 23:57
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka folur për rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në testin PISA.

Ai ka thënë se sistemi arsimor i Kosovës në të gjitha nivelet po prodhon analfabetë funksional.

“Nuk e kemi nevilin e duhur të sistemit arsimor. Ndoshta në një fazë është dashur ta ndërtojmë sitemin emergjent, hajde të ndërtojmë shkolla, t’i rrisim kapacitetet infrastrukturore. Sistemi arsimor, mënyra si ligjërohet sot në shkolla, zgjedhja e arsimtarëve, drejtorëve nga komunat dhe politika ka treguar se nuk është storie siuksesi. Sistemi arsimor sot në të gjitha nivelet po prodhon analfabet. Ndoshta del edhe dikush i mirë, por pjesa dërmuese, sistemi po nxjerrë analfabet. funksional.”, tha Selmanaj.

Ai tha se fajtor pë rezultatet katatstrofale në PISA janë të gjithë ata që kanë qeverisur në Kosovë.

“Nuk është vetëm faji i kësaj ministreje (Arbërie Nagavci), por i të gjitha partive që kanë qeverisur por edhe spektirt tjetër përfshirë prindërit dhe sindikatat. Dorëheqja mund të ishte si akt normal, por kjo ministre është dashur të dorëhiqet për shkelje kushtetuese, për pengimin e reformës në Kamenicë, sepse po del që po të lejohej atje mund të ishte shembull për komunat e tjera.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat