Dëshmitarja Mitchell pyetet për Komandant Drinin dhe Shukri Bujën

Aktuale

Dëshmitarja Mitchell pyetet për Komandant Drinin dhe Shukri Bujën

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:19
Sandra Mitchell

Gjatë dëshmisë së saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitarja Sandra Mitchell është pyetur edhe për Ekrem Rexhën i njohur si komandant ‘Drini’ dhe Shukri Bujën.

Për Shukri Bujën ajo tha se i duket emër i njohur por që nuk i kujtohet në rast se është takuar me atë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E pyetur se a mund të ketë pasur takime gjatë periudhës janar-mars 1999, ku është diskutuar për të ndaluarit me Komandant “Drinin” dëshmitarja tha se edhe mund të këtë ndodhur.

Mitchell shtoi se në proceset që zhvilloheshin mes UÇK-së dhe misionit verifikues të OSBE-së në Kosovës më i qasshëm ishte Ramush Haradinaj.

“Edhe mund të ketë ndodhur. Nuk me kujtohet një rast konkret. Ramushi ishte më i aksesueshëm si person për tu kontaktuar nga MVK-ja jo për shkak të pozicionit gjeografik ku ndodhej ai por edhe personeli kishte marrëdhënie të mira. Nuk me kujtohet të kem kontaktuar drejtpërdrejtë komandantët e zonave, këtë e bëja nëpërmjet oficerëve ndërlidhës dhe respektoja protokollin e brendshëm të MVK-së.”, tha Mithcell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat