Stano për draft-statutin e Asociacionit: Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht

Aktuale

Stano për draft-statutin e Asociacionit: Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 23:00
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano ka thënë se propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi, sipas tij, përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.

Në pyetjet e dërguara nga RTV Dukagjini, Stano ka thënë se ata asnjëherë nuk i zbulojnë dokumentet zyrtare publikisht, derisa ato diskutohen.

“Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të njëjtën gjë e presin edhe nga partnerët, pasi sipas tij,  është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet.

“Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor. Më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian”, thuhet tutje në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat