Simulim nga studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së për propozimin e Rezolutes për luftimin e korrupsionit në Kosovë

Aktuale

Simulim nga studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së për propozimin e Rezolutes për luftimin e korrupsionit në Kosovë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 19:37
Instituti i Kosovës për Drejtësi

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me 5 dhjetor 2023 (e martë), duke filluar nga ora 13:00 në sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet simulimi i një seance plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke propozuar miratimin e një Rezolute për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

IKD përmes këtij aktiviteti synon ngritjen e vetëdijes dhe përçimin e mesazhit lidhur me masat që mund të ndërmerren dhe përgjegjësinë institucionale.

Kjo do të bëhet përmes prezantimit nga vetë studentët e fakulteteve juridike në vend, të cilët gjatë punës së tyre praktike në kuadër të Klinikës Ligjore të IKD-së kanë ndërtuar dhe përgatitur një rezolutë për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Ky organizim bëhet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion”, e cila organizohet nga Koalicioni i OJQ-ve: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres (INPO) dhe përkrahet nga Byroja për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat