Deklaratë e hapur kërcënuese për evropianët nga Sheshel : “ Po përjetojmë kthimin e Rusisë në Ballkan”

Aktuale

Deklaratë e hapur kërcënuese për evropianët nga Sheshel : “ Po përjetojmë kthimin e Rusisë në Ballkan”

Nga: Fatmir Beka Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 19:18
Sheshel

Në kohën e përqendrimit të vëmendjes së gjithë BE-së dhe aleancës së NATO-së në ndërmarrjen e masave për të pamundësuar secilin incident apo vatër të re krize, lideri radikalit serb Sheshel la deklaruar se “Rusia do të ngritët dhe po përjetojmë kthimin e saj në Ballkan” shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sipas krye-radikalit serb “ unë gjithnjë kam thënë se Rusia do ngritët edhe do të drejtohet edhe kur ajo ishte e dobët”.

“Viteve të 90-ta kur na goditën neve fuqitë perëndimore nga të gjitha anët, të gjitha një nga një, armiqtë tanë tradicional, vetëm  Rusia qëndroi anash, e pafuqishme, e dobët edhe e gjunjëzuar” tha Sheshel duke përkujtuar se ai kishte besim se ajo do ngritët e kthehet edhe kjo po ndodhë.

“Ne e dinim se do na përndjekin, do të na shkatërrojnë sepse jemi rusët e vegjël të Ballkanit dhe asokohe unë publikisht pata thënë se tash po shihni kush janë armiqtë e hapur të Serbisë dhe serbëve dhe gjërat do ndryshojnë dhe Rusia do ngritët e kthehet përsëri në Ballkan” tha Sheshel

Ajo që pata thënë asokohe Rusia do kthehet tash po realizohet ,, ju pata thënë, serbë, Rusia tash është e dobët, po nuk do mbetet përherë e tillë, Rusia e lavdishme do të kthehet përsëri në Ballkan”, dhe pikërisht këtë sot ne “po e përjetojmë2 tha Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat