Flet vjehrri i Liridona Murselit: Kishin dalë për darkë, hajdutët i dolën në pritë, ajo nuk ua ka dhënë çantën

Aktuale

Flet vjehrri i Liridona Murselit: Kishin dalë për darkë, hajdutët i dolën në pritë, ajo nuk ua ka dhënë çantën

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 12:12
E ndjera Liridona Muresli

Vjehrri i Liridona Murseli, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ka treguar se 33-vjeçarja dhe i biri kishin dalë për darkë natën e krimit me dy djemtë e tyre.

Shaban Murseli tregoi për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti për News24 se hajdutët i kanë bërë pritë vetëm 400 metra larg shtëpisë së tyre, teksa po ktheheshin nga darka.

“Mesa duket ajo nuk i ka dhënë çantën”, tha vjehrri i viktimës, për arsyen e vrasjes së 33-vjeçares.

Ai theksoi se i biri, Naim Murseli, i cili është këshilltar i Behgjet Pacollit, dhe Liridona Murseli kanë jetuar në Suedi dhe ishin kthyer në Prishtinë pak muaj më parë.

Liridona me burrin e  fëmijët kanë jetuar në Suedi. Është këshilltar i Behgjet Pacollit, ka hapur firmë në Kosovë dhe ka blerë shtëpi në Prishtinë. Më pas ka marrë nusen dhe fëmijët. Djali është kthyer në qershor, nusja në tetor.

Kishin dalë për darkë, 400 metra pa shkuar në shtëpinë e vet i kanë dalë me armë përpara makinës, Kanë marrë të gjitha gjëra. Mesa duket ajo nuk i ka dhënë çantën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat