​Çmimet e gomave të automjeteve të njëjta, por montimi më i shtrenjtë - apelohet për kujdes

Aktuale

​Çmimet e gomave të automjeteve të njëjta, por montimi më i shtrenjtë - apelohet për kujdes

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës dhe ekspertë të komunikacionit kanë apeluar për kujdes më të shtuar në rrugë, pasi niveli i rrezikshmërisë pas reshjeve të borës është më i lartë, sidomos kur nuk bëhet ndërrimi i gomave të automjeteve. E derisa, gjobat janë të larta, çmimi i gomave nuk ka ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ka një ngritje të çmimit sa i përket montimit dhe balansimit të gomave.

Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim, ka theksuar se nga 15 nëntori deri më 15 mars, shoferët duhet t'i kenë të përgatitur automjetet e tyre për qarkullim në kushtet dimërore. Ata gjithashtu shtuan se patrullat në bazë ditore janë në kontroll për të kontribuar së bashku për një siguri më të madhe për të gjithë.

“Bazuar në ligjin për rregullat e trafikut rrugor, nga data 15 nëntor deri 15 mars, konsiderohet sezoni dimëror, ku shoferët duhet t’i ketë të përgatitur automjetet e tyre për qarkullim në kushtet dimërore. Policia e Kosovës me kohë ka paralajmëruar pjesëmarrësit në trafik përmes fushatave vetëdijesuese, publikimit në media dhe rrjete sociale, si dhe shpërndarjes së broshurave (në bashkëngjitje) ku janë këshilluar për përgatitje për ngasje gjatë dimrit. Po ashtu, përmes patrullave në baza ditore jemi në kontakt me shoferët për të kontribuar së bashku për një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, u përgjigj Policia e Kosovës.

Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, ka thënë se mos ndërrimi i gomave të verës në ato të dimrit, çon deri te aksidentet, ku edhe niveli i rrezikshmërisë është i lartë.

Dedaj: Rreziku për aksidente është më i madh nëse nuk pajisemi me goma të dimrit

“Sigurisht nëse e shohim në një mënyrë më profesionale, deri sa gomat e dimrit janë të përshtatshme për drejtimin e automjetit, kushtet atmosferike të ndryshme sigurisht se edhe kushtet e rrugës, atëherë ne e shohim se përputhja në mes të klaumatikut dhe shpërfaqes rrugore, është i vogël edhe atëherë ne tregojmë se koeficienti i fërkimit është shumë i vogël, në këto raste atëherë bëhet edhe frenimi i vrullshëm dhe në një farë forme vjen deri te aksidenti, pra në qoftë se ne nuk pajisemi me goma dimërore, atëherë niveli i rrezikshmërisë është i lartë”, u shpreh ai.

Gjithashtu në këtë kontekst, ai bën thirrje për fillimin e programeve të vetëdijesimit që do të duhej të fillojnë nga tetori.

Dedaj: Qytetarin ta vetëdijësojmë dhe jo menjëherë ta dënojmë

Këtu është ajo fatkeqësia që qytetarët duhet të vetëdijesohen, se në qoftë se i marrim dy ose tri gjoba të tilla brenda një sezone, atëherë ata munden të blejnë edhe gomat e dimrit. Pra është në pyetje vetëm vetëdijesimit. Unë po e shoh se në televizione nuk ka reklama për vetëdijesim e qytetarëve, po ashtu nuk ka thirrje dhe elemente të tjera. Kjo është ajo mungesa e jonë dhe e institucioneve tona, se pse nuk i bëjnë thirrje qytetarëve për vetëdijesim, pastaj duhet me ekzistuar edhe programet e para që nga fillimi 15 tetorit, një muaj ditë për t’ia tërhequr vërejtjen qytetarëve, jo për t’i gjobitur menjëherë, dhe ajo sigurisht se pas tërheqjes së vërejtjes, secili qytetarë, atëherë do të pajiset me to. Këto janë programe që përdorën në të gjithë botën por te ne nuk përdorën. Tek ne menjëherë fillojnë me dënime dhe qytetarët atëherë mbeten”, tha ai.

Pronari i njërës nga auto-gomave, Bujar Breznica tregoi se çmimet e gomave nuk kanë ndryshuar shumë nga viti i kaluar, por ato varen nga madhësia dhe tipi i gomave. Ai gjithashtu shpjegon dallimin në mes gomave të dimrit, derisa thekson se në vitin 2021, gomat kanë qenë më shtrenjtët se vitet e fundit.

Breznica: Çmimet e gomave të viti 2021 kanë qenë më të larta pasi që transporti është rritë

“Çmimi i gomave të viti të kaluar në vitin 2023, është thuajse i ngjashëm, mirëpo në vitin 2021, ka qenë çmimi i gomave më i lartë për arsyeje se është rritë transporti për Kinë, zakonisht këtu tek ne po shitet goma e kinës më shumë, ka qenë çmimi më i lartë, d.m.th vjet dhe këtë vit, janë çmimet e njëjta, nuk ka ndonjë dallim të madhe, pak më lirë është këtë vit, ndoshta në copë 3-4 ose 5 euro më lirë. ...varet numri i gomës 15 mundet 45 ose 50 euro, kjo varet prej makrës së gomës, ka marka të mira që shitët 100 euro, por ka marka më të lira 45-40, varet nga numri i gomës...Te goma e dimrit me të verës është dallimi që goma e dimrit është më e butë për shkak që të ngjitet në borë, me u kap në akull dhe në baltë. Goma e verës ka më shumë plastikë, është më e fort për t’i rezistuar nxehtësisë së diellit, temperaturën e rrugës d.m.th harxhohet më ngadalë dhe e dimrit është më e butë, por dallohet edhe në shara që është pjesa e verës, është krejt e lemushme, kurse e dimrit është me thepa për shkak me u kap në borë”, u shpreh ai.

Ndërkaq për montimin dhe balancimin e gomave, ai thotë se këtë vit çmimi është më shtrenjtë.

Breznica: Çmimi për montimin dhe balansimin e gomave këtë vit është më i lartë

“Tek ne d.m.th këtë vite i kemi pak më shtrenjtë se vitet tjera, tek në montimin dhe balancimin e gomave e bëjmë në bazë të numri të gomës, në çoftë se është numri i goma më e vogël, atëherë është më lirë, në çoftë së është goma më e madhe, është goma më e më shtrenjtë, se është edhe më vështirësi për ta montuar dhe me balancuar... Ndoshta 10 euro 15 euro në copë, po foli për 2021 dhe me vitin e kaluar dhe këtë vit, dhe vitin e kaluar dhe këtë vit mundem për ti dallua në çmim 3-4 euro”, tha ai.

Mungesa pajisjeve dimërore, do të shoqërohet me ndëshkim financiar, ku shoferi do të dënohet me një gjobë prej 40 eurosh. Ligji parashikon gjoba prej 100 deri në 300 euro për personat juridikë dhe institucione publike që nuk e mbajnë shoferin e tyre të pajisur me gomat e duhura dimëror, por gjithashtu ka gjoba edhe për mungesë të zinxhirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat