Zv.shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë: Kosova ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Aktuale

Zv.shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë: Kosova ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:48
Eva Palatova

Zëvendësshefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Eva Palatova, përgjatë një Forumi të mbajtur në Selanik e të organizuar nga UNMIK-u, ka folur për qasjen e BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e dialogut ne mes të Kosovës dhe Serbisë.

Palatova ka thënë se BE-ja është një projekt i vërtetë i paqes, që së fundmi e ka ripërtërirë angazhimin drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka thënë se një qasje e tillë e BE-së, vjen bashkë me pritjen që Kosova të zbatojë Marrëveshjen për Rrugën Drejt Normalizimit dhe përkthimin në praktikë të kornizës së saj ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë.

“Për Kosovën, kjo vjen me pritjen për të zbatuar Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit dhe përkthimin në praktikë të kornizës së saj ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë”, ka thënë Palatova.

Ky qëndrim i saj është shpërndarë edhe nga faqja zyrtarë e Zyrës së BE-së në Prishtinë në platformën “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat