Xani: Duhet studiohet qasja e Perëndimit ndaj Serbisë

Aktuale

Xani: Duhet studiohet qasja e Perëndimit ndaj Serbisë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 23:06
Visar Xani

Analisti politik, Visar Xani, tha se që nga paslufta në Kosovë nuk janë dëgjuar kërcënime të Serbisë ndaj Kosovës sikurse këto të kohëve të fundit, derisa shtoi se përkundër saj, shefi i NATO-s e falënderon Serbinë për bashkëpunimin.

Xhani tha se këto aspekte të diskutimit nuk duhet toleruar më.

Sipas tij, Qëllimi i vetëm i Serbisë janë trazirat dhe konfliktet në Ballkan.

“Serbia i ka si qëllim trazirat, konfliktet e caktuara për favore politike, për pozicione më të mira në negocime dhe në qëllimet e saj dhe në këtë mënyrë mundohet të mbaj në presion Ballkanin. Çuditë fakti do të thotë, tolerimi i faktorit ndërkombëtar, tash paramendo shefi i NATO-s, karshi gjithë këtyre provokimeve dhe gjithë këtyre gjërave e falënderon Serbinë për bashkëpunimin në këtë aspekt. Pra qka është problemi? ku është problemi? A po e shantazhon Serbia NATO-n me qëllime të caktuara dhe me lëvizje gjeopolitike? Atëherë na jep një sinjal kogja interesant në këtë aspekt, përderisa vjen shefi i NATO-s nëpër vendet e Ballkanit edhe i viziton ato me të vetmen agjendë, destabilizimin dhe mundësia qoftë për luftë ose konflikt. Prandaj këto aspekte nuk duhet toleruar në kushte normale dhe Serbisë duhet t’i këputet pikërisht aty ajo ‘hallka lëvizëse’ që mos t’i përdor shantazhet, mos t’i përdor qofshin trazira, qofshin konflikte të caktuara për synimet e saj politike dhe me qëllim që të mbaj gjithë Ballkanin në presion. Pra e kemi Malin e Zi, e kemi Kosovën, e kemi Bosnen. Por përkundrazi, shqetësimi, por sa është e sigurt Maqedonia do të duhej të ishte edhe Kosova, për shkak që ne NATO-n e kemi brenda Kosovës. Dhe në këtë aspekt nuk konsideroj edhe nëse e shohim pra nga paslufta e tutje, mesazhe të tilla, kërcënime të tilla s’ke pas shancë me i digju. Nëse i ke dëgju kërcënimet e tilla ose veprimet e tilla ka pas masa jashtëzakonisht më të ashpra. Prandaj duhet studiuar ky aspekt më shumë pse ka ndryshuar situata. Qysh mundet shefi i NATO-s të falënderoj Serbinë për bashkëpunimin? Çka është duke bashkëpunuar Serbia në këtë aspekt për situatën në veri dhe për trazirat”, u shpreh Xani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat